Krasniqi: Komuna vendos për karriget e “Rasundas”

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Sokol Krasniqi, thotë se kjo është çështje e Kuvendit Komunal.
“Ky nuk është projekt i FC Prishtina, por i Komunës së Prishtinës dhe ata merren me të. Ata kanë thënë se këto karrige nuk janë kompatibile me shkallët e stadiumit. Për këtë arsye u mbetet atyre që edhe njëherë ta shohin gjendjen faktike dhe ta shohin mundësinë e vënies së karrigeve në tribunat e stadiumit të Prishtinës”, theksoi Sokol Krasniqi. /Zëri/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/01/2014



















































