LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Investitorëve gjermanë nuk iu bie ndërmend Kosova (Video)

Krasniqi: Investitorëve gjermanë nuk iu bie ndërmend Kosova (Video)

“Ne nuk jemi të kënaqur me numrin e investimeve gjermane në Kosovë. Imazhi i Kosovës në Gjermani nuk është i mirë dhe për këtë nuk duhet ta gënjejmë veten”, ka deklaruar në  Tribuna Channel, presidenti i Odës Ekonomike Gjermane të Kosovës, Samir Krasniqi.

Ai ka thënë se shumë investitorë gjermanë dëshirojnë të investojnë edhe në vende të tjera por se asnjëherë nuk iu bie ndërmend Kosova, madje sipas tij edhe nëse ju bie ndërmend perceptimi i tyre është që Kosova ka qenë në luftë dhe ende ka trazira.


Krasniqi, ka pohuar se ende si vend nuk jemi dëshmuar që jemi partner të mirë.

“Në Kosovë rrezikshmëria është më e madhe se sa në disa vende tjera dhe natyrisht edhe në vendet në rajon që i kemi përreth të cilët janë direkt konkurrues tonë do të thotë me ta jemi në konkurrencë për të thithur investitorë të huaj”, thotë Krasniqi.