Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi potencon se Ligji i pagave ka krijuar hendek të madh në mes sektorit publik dhe atij privat, ndërsa kundërshtimet që u bënë ndaj këtij ligji nga sindikatat e punëtorëve të sektorit publik i ka konsideruar si politike.
Krasniqi konsideron se përmes Ligjit të Pagave shumë kategori kanë mbetur në nivel shumë të ulët.
“I kam vërejtjet e mija, sidomos për mënyrën e qeveritarëve nga fillimi edhe mënyra se si janë rritur pagat tani për faktin se kategori të shumta të qytetarëve tanë, kanë mbetur në një nivel shumë të ulët. Do të thotë me ligj po krijohet një hendek shumë i madh në mes atyre që janë në punë në sektorin publik dhe atyre që janë në sektorin privat, e mos të flasim për ata që janë kategori sociale dhe njerëzit me nevojat e veçanta që edhe ata meritojnë një jetë më të dinjitetshme. Po të shikohet në këtë rrafsh ligji, një hendek në mes kategorive të ndryshme në shoqërinë e Kosovës dhe në fakt kjo nuk është dashur të ndodh”, u shpreh Krasniqi, për Kosovapress.
Të orkestruara i ka quajtur grevat e sindikalistëve e sidomos ato të arsimit, pasi siç e sheh ai kurdisja është bërë nga PDK-ja.
“Ishin të orkestruara dhe konsideroj që ata që e kanë organizuar grevën kanë qenë të kurdisur dhe e kanë dëmtuar procesin arsimor dhe nuk do të duhej ta dëmtonin, pasi iu është dhënë një ofertë gogja serioze nga ministri i Arsimit që në fillim. Dhe konsideroj që më në fund u pa që kanë qenë të orkestruara. Ky orkestrim realisht në Kosovë shumë kush e sheh si një blerje të punëtorëve të arsimit nga partitë në pushtet ose nga partia më e madhe që është në koalicionin parazgjedhor, dhe kjo praktikë duhet të ndërpritet. Sindikatat për mua janë kogja të politizuara dhe ato do të duhej ta mbronin interesin e punëtorëve”, ka theksuar ai.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës duke folur për punën e kësaj legjislature ka këshilluar udhëheqësit e seancave e kryesisht kryeparlmentarin, Kadri Veseli që të respektojë më shumë rregullat e punës së Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi koalicionin qeverisës e sheh shumë më stabil tani, sidomos që kanë edhe përkrahjen e PSD-së.
“Konsideroj se votimi i fundit që u bë në ligjet që u miratuan së fundi në seancën e fundit që zgjati deri në ora tre gati pas mesnatës tregon se funksionimin e koalicionit qeverisës, është i përforcuar nga Partia Socialdemokrate, e cila i ka kushtëzuar me kërkesat e saja në Qeveri. Qeveria ia ka plotësuar ato kërkesa dhe realisht koalicioni qeverisës pas asaj që pamë në votimin e fundit është gogja i konsoliduar. Sigurisht që këtij konsolidimi i ka ndihmuar edhe opozita e çakorduar. Këto janë çështje që po shihen ndoshta nëse vazhdon ky trend i miratimit të ligjeve siç është miratuar ligji i buxhetit dhe ligjet tjera të pagave dhe të tjera, unë mendoj që mund të jetë më funksional. Natyrisht vërejtja ime është që kryetari Kuvendit dhe drejtuesit e seancave të Kuvendit, duhet ta respektojnë më shumë rregulloren e punës, sepse në fund të fundit rregullorja e punës është ligj i cili e parapërcakton se si duhet të drejtohet dhe si duhet të udhëhiqet Kuvendi”, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi po ashtu ka potencuar se ka nevojë që të bëhen reforma te ligji për zgjedhje me qëllim që të krijohen qeveri më stabile.
Krejt në fund Krasniqi shprehur gaditshmërinë e Nismës Socialdemokrate për zgjedhje dhe se në bazë të gjendjes në terren ata presin të jenë gogja mirë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame