LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Fëmijët në Kosovë ishin të prekur nga COVID-19, por shumica e kanë kaluar lehtë ose pa simptome

Krasniqi: Fëmijët në Kosovë ishin të prekur nga COVID-19, por shumica e kanë kaluar lehtë ose pa simptome
Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se në Klinikën e Pediatrisë e kanë caktuar një repart vetëm për fëmijët e prekur nga COVID-19, numri i të cilëve nuk ka qenë i vogël.

Krasniqi tha se kanë pasur rreth 40 fëmijë të shtruar në repartin për personat me COVID-19 në Klinikën Pediatrisë, ndërsa prej tyre 26 kanë qenë të konfirmuara me COVID-19.

Ai gjithashtu tha se numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 ka qenë më i madh, por të cilët nuk kanë pasur nevojë që të shtrihen në spital për shkak të simptomave të lehta apo edhe të cilët kanë qenë asimptomatik.


Krasniqi: Situata me COVID-19 është më e qetë, por nuk duhet të lirohemi
Lexo po ashtu Krasniqi: Situata me COVID-19 është më e qetë, por nuk duhet të lirohemi

“Gjatë kësaj kohe në Klinikën e pediatrisë kemi destinuar një repart vetëm për fëmijët e prekur nga COVID-19. Sigurisht ata që kanë pasur nevojë për shtrim spitalor, sepse numri i të prekurve me COVID-19 ka qenë më i madh, të cilët kanë qenë të prekur dhe e kanë manifestuar në forma të lehta dhe asimptomatike. Kemi pasur rreth 40 fëmijë të cilët kanë marr trajtimin në repartin e COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë, prej tyre 26 kanë qenë të konfirmuara me COVID-19, ndërsa të tjerët vetëm të dyshuar”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu tregoi se edhe në Klinikën e Gjinekologjisë kanë pasur 23 femra të cilat kanë lindur me coronavirus si dhe numri më i lartë i të të infektuarve ka qenë i grave shtatzëna.

“Po ashtu edhe në Klinikën e Gjinekologjisë kemi pasur 23 femra të cilët kanë lindur si COVID pozitiv, ndërsa numri i femrave shtatzëna ka qenë shumë më i lartë. Sidoqoftë ajo që vërehet dhe prej statistikave fëmijët e kalojnë më lehtë infeksionin dhe janë asimptomatik në raport me të rriturit”, ka thënë ai.

UD drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin/Foto: Ridvan Slivova

I pyetur se a mund të ndikoj në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 edhe hapja e shkollave në vend, ai tha: “Infeksioni me COVID-19 është i rrugëve të frymëmarrjes. Andaj çdo rritje e ekspozimit të burimit të infeksionit, tashmë edhe nxënësit me fillimin e viti të ri shkollor dhe çdo tubim tjetër, paraqesin një risk të shtuar të hapjes së virusit”, ka thënë ndër të tjera, Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori