LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Ende s’janë ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e masakrës në Abri të Epërme

Krasniqi: Ende s’janë ndëshkuar planifikuesit dhe ekzekutuesit e masakrës në Abri të Epërme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, ka thënë se makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se një nga monumentet që manifeston sakrificën pre liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu.

“23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë. Në përpjekje për t’a mbrojtur pragun e shtëpisë, po atë ditë, ranë dëshmorë Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj. Në çdo përvjetor të kësaj masakre, kujtojmë me nderim e dhimbje martirët e Abrisë, të cilët janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë, në rrugën e sakrificës për liri. Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme. Prandaj drejtësia ndaj tyre, është imperativ që nuk mund të tjetërsohet. Lavdi martirëve e dëshmorëve të Abrisë”, ka shkruar ai.


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori