LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Albin Kurti thirri mendjes e merr përgjegjësi, nuk je më opozitar

Krasniqi: Albin Kurti thirri mendjes e merr përgjegjësi, nuk je më opozitar

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot në seancën e jashtëzakonshme për tarifën ndaj Serbisë se kryeministri Albin Kurti duhet të marrë përgjegjësi e mos të sillet akoma si opozitar.

“T’i lëmë muhabetet e kota e argumentet e lodhta, se krejt këtu e dijmë që mbi të gjitha, sot është një arsye shumë e madhe pse duhet me u suspendu taksa menjëherë. Shtrëngohuni ju të koalicionit edhe folni drejt që arsyeja e vetme meritore për me e heqë taksën është kërkesa e SHBA-ve. Kaq! Puna është e thjeshtë. Vendimi është i juaji. Ose e hiqni taksën dhe jeni në linjë me Amerikën ose nuk e hiqni taksën dhe pozicionoheni kundër Amerikës. Ose, siç thotë Albin Kurti, Amelikes Amelikes. Se kohëve të fundit po e përmend me pak më shumë respekt se përpara”, tha Krasniqi.


“Kosova s’guxon me vazhdu me aventura në raport me partnerët ndërkombetarë e më së paku me Amerikën. Thirri mendjes Kryeministër, kudo qofsh tash, e merr përgjegjësi shtetërore se nuk je më opozitar. Nuk priten prej teje analiza e vjersha, po vendime e veprime. Mos e rreziko Kosovën me qenë në anën e atyre që s’e kanë mbështetjen e Amerikës. Shërbimi më i madh që mundet me ju ba Serbisë dhe Vuçiqit sot është nëse sot vepron kundër kërkesave amerikane”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori