LAJMI I FUNDIT:

Krahasimi me nazistët, Merkel: Erdogan t’u japë fund

Krahasimi me nazistët, Merkel: Erdogan t’u japë fund

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi Presidentin e Turqisë se krahasimet e zyrtarëve gjermanë me nazistët duhet të marrin fund. Merkel tha se nëse Recep Tayyip Erdogan vazhdon me komentet e tij, Gjermania mund të ndalojë më shumë evenimente të politikanëve turq.

Autoritetet gjermane ndaluan ditë më parë mitingje që kishin si synim të nxisnin votuesit turq që jetojnë në Gjermani të votojnë pro referendumit që shton fuqitë e Erdogan. Ky i fundit, gjatë një mitingu tha se Evropa po përdor masa nazistësh kundër Turqisë dhe preket kur Turqia i quan nazistë.


Ai shtoi se liderët e Evropës mblidhen së bashku në solidaritet dhe Merkel është e para që e bën këtë, një koment që nga analistët është cilësuar si një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj kancelares.

Merkel nxitoi t’i përgjigjej Presidentit turk dhe tha se krahasime të tilla duhet të ndalen dhe se nuk pranon asnjë justifikim për to. Ajo tha se Gjermania ka të drejtë të marri çdo masë që sheh të arsyeshme si reagim, përfshirë anulimin e evenimenteve të ardhshme për të cilat politikanët turq kanë marrë leje, transmeton tch.

Merkel shtoi se shfaqjet e politikanëve turq në Gjermani do të kryhen vetëm sipas parimeve ligjore gjermane. Në të njëjtin kuadër, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se Gjermania është vend tolerant, por jo idiot dhe Turqisë i është bërë e qartë se ka shkelur një kufi që s’duhej ta bënte.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori