Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare për kryetarë të komunave.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se mbledhja e KQZ-së do të mbahet sot në ora 18:00.


Ndërkaq, sot gjatë ditës KQZ ka miratuar raportit e Listës Votuese për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili, sipas rezultateve preliminare do të mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.