Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzuesin për vëzhguesit e akredituar të cilët do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Përmes një komunikate, KQZ ka bërë të ditur se vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.
“KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
Udhëzuesi i plotë për Vëzhgues:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit
128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në
Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për
vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor,
bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.
Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë
joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e
përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë
miratimin nga KQZ-ja.
Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve
Vëzhguesi, ka të drejtë:
T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet
pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat
lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.
Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të
vendvotimeve.
Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt
dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.
Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe
dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas
ditës se zgjedhjeve.
Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:
Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet
Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.
Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i
angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.
Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose
ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose
kandidati;
Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe
në procesin e të votuarit.
Mediat/Qasje në procesin zgjedhor
Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në
qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e
zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.
Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe
rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për
publikun dhe mediat;
Çka ju ndalohet Mediave ?
Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:
Integritetin e procesit zgjedhor.
Heshtjen zgjedhore.
Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë
akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.
Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:
Ankesë pranë KQZ-së.
Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të
bëhen brenda afatit prej (24) orësh.
Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:
Faktet për të parashtruar ankesë
Përshkrimi i fakteve,
Vendi,
Koha e ngjarjes,
Emri i vëzhguesit,
Emri i subjektit apo organizatës,
Numri i tij/saj i distinktivit.
Distinktivi i Vëzhguesit
LETERNJOFTMI
Vërejtje:
Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër
COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet
qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.
KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e
vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen
dhe administrohet procesi zgjedhor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Një vit nga deklarata për të zhdukurit, zbatimi i saj ende larg
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit