Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka thënë se në Prizren janë hapur 60 qendra të votimit, kurse në Lipjan 26. Ajo, gjithashtu ka thënë se procesi i votimit po zhvillohet pa probleme.

“Sipas informatave, të cilat i kemi pranuar nga Komisionet Komunale të këtyre dy komunave, të gjitha vendvotimet janë hapur, përveç dy vendvotimeve në komunën e Prizrenit, në Novak dhe Sreçkë, të banuar nga komuniteti serb, ku votuesit do të kenë mundësi të shërbehen nga ekipet mobile”, ka thënë Lushta.


Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë 2.811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa Policia e Kosovës ka angazhuar 800 zyrtarë policorë, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e duhur të procesit të votimit. /rtk/telegrafi/