KQZ përfundon numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 36.65 për qind të votave, përkatësisht 649 vota.
Në vend të dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 21.46 për qind, ose 380 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar vendin e tretë me 13.66 për qind, ose 242 vota.
Lista Serbe është renditur e katërta me 12.93 për qind, që përkthehet në 229 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.17 për qind, ose 127 vota.

Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































