Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, po prin në garën për kryetar të Gjakovës ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Dula.

Deri në orën 19:44 të mbrëmjes së sotme janë përpunuar 6,795 vota, që përbëjnë 11.40 për qind të totalit prej 59,598 votash në këtë komunë.


Nga këto rezultate, Smajl Latifi ka marrë 3,971 vota, ose 58.44 për qind, ndërsa Ali Dula ka siguruar 2,824 vota, që përbëjnë 41.56 për qind.

Deri tani janë procesuar 39 nga gjithsej 77 vendvotime, që përbën 50.65 për qind të tyre.

Procesi i numërimit në Gjakovë po vazhdon, ndërsa KQZ-ja do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e reja gjatë mbrëmjes.