LAJMI I FUNDIT:

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen që mbajti sot mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Sipas njoftimit thuhet se kufiri i shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet në Komunën e Podujevës është: 43 mijë e 931 euro e 50 cent, ndërsa për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, është: 11 mijë e 590 euro


“Në kuadër të organizimit të këtyre zgjedhjeve, KQZ mori vendimvendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Ky vendim i KQZ-së mbështet në listën prelimiare të regjsitrit civil sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 87 mijë e 863 votues. Po ashtu, KQZ vendosi kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore edhe për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është: 11 mijë e 590 euro. Po ashtu, ky kufizim mbështet në listën preliminare të regjistrit civil, sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 23 mijë e 180 votues”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se janë përgatitur shkresat të cilat do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzime dhe rekomandimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Sipas Vendimeve të Presidentit të Kosovës për shpalljen dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar në Komuënn e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 3, 25 gusht 2020).

Ndërkaq, fushata zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut fillon më 12 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor, ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori