LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja kërkon nga Lista serbe dhe partia e Rashiqit që t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të KKZ-ve

KQZ-ja kërkon nga Lista serbe dhe partia e Rashiqit që t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të KKZ-ve
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kërkuar Listës Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (GI SPO) parti që udhëhiqet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, që t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njoftuan se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqësuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna.


Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, SKQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësim e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ-ja mori vendim për akreditimin e grupit të parë prej 18 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill dhe procedurat tjera deri në certifikimin e rezultatit përfundimtar.

Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave do të përfundojë më 15 prill 2024. Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjete Politike > Shërbimet për OJQ dhe Media.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën e Votuesve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Kjo listë përmban 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë, është: 1,826 votues, prej të cilëve:

293 votues të rinj që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç; dhe

1,533 votues që nuk kanë qenë në Listën e Votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Registrin Qenror Civil apo votues të cilët kanë ndërruar komunën pas atyre zgjedhjeve.

Sipas raportit të Listës së Votuesve, numri i votuesve që janë larguar si të vdekur, që kanë ndërruar komunën apo kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023 është 365.

Gjatë periudhës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (18 mars – 3 prill 2024) janë paraqitur 12 kërkesa dhe të njëjtat janë aprovuar.

Ndërkaq, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (29 mars – 5 prill 2024) KQZ ka pranuar 2 kërkesa dhe të njëjtat janë aprovuar. Dy votuesit e regjistruar suksesshëm janë larguar nga Lista e Votuesve brenda Kosovës dhe të njëjtit do të mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 10 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.

KQZ miratoi procedurën për përdorimin e kamerave në vendvotime, proces i planifikuar gjatë hartimit të akteve nënligjore nga KQZ, më saktësisht me Rregulloret Zgjedhore Nr. 11/2024 për Këshillat e Vendvotimeve dhe Nr. 12/2024 për votimin, numërimin dhe menaxhimin e Vendvotimit. Këto dhe Rregulloret tjera Zgjedhore nuk janë të hartuara vetëm për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, por do të vlejnë edhe për proceset e ardhshme zgjedhore dhe vendosja e kamerave në vendvotime bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

Sipas procedurës së miratuar nga KQZ, vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër ku do të jetë kabina e votimit si dhe ruajtja e regjistrimeve do të jetë e përkohshme, deri në asgjësimin e materialeve zgjedhore, 60 ditë.

Gjatë procesit të votimit, në ditën e zgjedhjeve, nuk do të bëhet monitorimi i kamerave dhe se qasja në imazhe mund të sigurohet vetëm nga institucionet ligjzbatuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori