LAJMI I FUNDIT:

KQZ: 53 këshilltarë s’kanë dorëzuar formularin

KQZ: 53 këshilltarë s’kanë dorëzuar formularin

KQZ-së do t’i përcillen emrat për propozim për heqje mandati të 53 këshilltarëve bashkiakë që nuk kanë bërë deklarimin brenda afatit ligjor. Ndërkohë KQZ-ja ka nisur verifikimi i të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Këtë lajm e bëri të ditur përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj.

“KQZ-ja ka nisur procedurat për verifikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese pranë zyrave të gjendjes civile dhe gjyqësore sikundër e kërkon ligji.


Prokurori i përgjithshëm me shkresë të datës 10 maj 2016 i ka kërkuar KQZ-së që kjo e fundit të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, sepse ka rezultuar që nga të dhënat e paraqitura nga formulari, nga subjekti deklaruar ka paqartësi dhe mungesë informacioni.

Struktura e posaçme tashmë në zbatim të ligjit për dekriminalizimin ka nisur verifikimin e të dhënave në formularët e vetëdeklarimit ku përfshihet dhe verifikimi i të dhënave në formularin e Elvis Rroshit.

Çdo rezultat i verifikimit nga struktura e posaçme do t’i relatohet KQZ-së, e cila ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalizimin” është shprehur Drilona Hoxhaj. /Telegrafi/