LAJMI I FUNDIT:

KPK: Prodhuesit kosovarë vazhdojnë të kenë vështirësi në eksportimin e produkteve

KPK: Prodhuesit kosovarë vazhdojnë të kenë vështirësi në eksportimin e produkteve
Loading red cargo Container (done in 3d)

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) njofton që vazhdojnë vështirësitë e prodhuesve Kosovar në eksportimin e produkteve të tyre në tregjet e rajonit.

Në një komunikatë për media, KPK si pengesë e radhës për këta prodhues përmend kërkesat për dokumente shtesë, të cila janë vetëm një ndër barrierat e shumta që iu vihen prodhuesve të Kosovës.


“Rasti i fundit ka të bëjë me eksportimin e materialit ndërtimor nga argjila, siç janë bllokat, oxhaqet, kanaloret, montat dhe produktet të tjera nga ky material për në tregun e Maqedonisë. Duhet të theksohet fakti se këta prodhues kanë pasur shkëmbime të rregullta me tregun maqedonas dhe deri më tani kanë nuk kanë pasur probleme të tilla”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Ditëve të fundit doganat e Maqedonisë, kanë filluar që këtyre prodhuesve t’iu kërkojnë dokumente shtesë, apo më saktë edhe certifikatën CE Mark.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sqaron se një certifikatë e tillë është e kërkuar vetëm nga vendet e BE-së, por jo edhe nga vendet e CEFTA-së, andaj kërkon reagimin e institucioneve të Kosovës për të bërë presion në autoritetet e Maqedonisë për largimin e barrierave dhe respektimin e marrëveshjes CEFTA. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori