LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Tani është koha për një vendim që do të sigurojë integrimin e vendit në BE

Kovaçevski: Tani është koha për një vendim që do të sigurojë integrimin e vendit në BE

Mesazhi i presidentit francez Emanuel Macron është shumë i qartë, ai edhe një herë shprehu mbështetjen e tij të fortë dhe të qartë se tani është koha që Maqedonia e Veriut të marrë vendimet e nevojshme që do të sigurojnë integrimin evropian dhe të ardhmen evropiane të vendit tonë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin Kanal 5, pas takimit të sotëm në Bratisllavë me presidentin francez Emanuel Macron në margjinat e Forumit Global të Sigurisë Globesek 2023.

Në takim u diskutua edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese, i cili, siç tha Kovaçevski, te ne ka filluar. Ai rikujtoi se propozimi për iniciativën tashmë është bërë dhe dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa javën e ardhshme do t ‘i dorëzohet Qeverisë, e cila më vonë do ta dërgojë në Kuvend për të filluar procedurën.


Presidenti Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, theksoi kryeministri, treguan se tani është momenti për të marrë vendimet e nevojshme që sigurojnë integrimin e papenguar të Maqedonisë së Veriut më tutje në BE, sepse tani, bëri të ditur ai, duhet të shfrytëzohet momenti gjeopolitik i pajtueshmërisë së vendeve anëtare të BE-së për të zgjeruar BE-në me vendet e reja anëtare, e këtu para së gjithash mendohet për ne, Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nëse për këtë temë ka biseduar me presidentin Macron, Kovaçevski tha se nuk kanë biseduar konkretisht, por edhe Macroni edhe Komisioni Evropian, siç tha ai, i dinë pozicionet tonë se ne jemi shtet që në të kaluarën ka arritur të zgjidhë të gjitha çështjet me ndihmën e diplomacisë.

Ne jemi shembull, nëse shikoni raportin e OKB-së, ku, theksoi Kovaçevski, qasja politike dhe diplomatike e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e problemeve si brenda, përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ashtu edhe me fqinjët e saj, janë praktikisht shembull suksesi si nga një shtet që ishte shfrytëzues i misioneve paqeruajtëse 30 vjet më parë, sot jemi shtet faktor i stabilitetit, vend që është anëtar i NATO-s, kryeson OSBE-në dhe vend që tashmë ka filluar bisedimet me BE-në.

I pyetur nga gazetarët se si e komenton deklaratën e senatorit amerikan Kris Marfi se nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, mund të dëmtohen marrëdhëniet me SHBA-në, kryeministri Kovaçevski u përgjigj se senatori Marfi, i cili është një nga senatorët në Senatin amerikan që është i përfshirë në politikën e jashtme të SHBA, kishte porosi shumë të qartë të cilën, siç tha ai, nëse e shikoni ajo nuk dallon nga porositë e kancelarit gjerman, as nga porosia e sekretarit të shtetit Blinken, as nga porositë e ambasadorëve që janë në vendin tonë, duke përfshirë ambasadorin amerikan, se tani është koha që Maqedonia e Veriut të marrë vendimet për vazhdimin e bisedimeve me BE-në dhe anëtarësimin në BE.

“Absolutisht, se edhe në SHBA, mirëpo edhe në NATO dhe në vendet tona partnere në BE, ekziston mendimi se në vendin tonë tani është koha për të bërë hapin. Le të tregojmë të gjithë së bashku se jemi partner edhe i SHBA-së, edhe i BE-së edhe i NATO-s. Dhe se kjo Qeveri e përfaqëson këtë, njëjtë si edhe qytetarët tanë. Qytetarët tanë kanë qenë gjithmonë në anën e mirëfilltë të historisë, se ne angazhohemi për vlerat demokratike dhe integrimin e vendit në BE. Porosia ishte shumë e qartë se ata që janë kundër një politike të tillë, praktikisht nuk do të gjejnë mbështetje në mesin e politikanëve, diplomatëve në shtetet nga partnerët tanë strategjikë”, tha Kovaçevski për Kanal 5.

Lidhur me porosinë e ambasadorit holandez Dirk Jan Kop, kryeministri Kovaçevski theksoi se ambasadori Kop gjithmonë ka deklarata konkrete dhe të forta, por theksoi se në intervistë ai tha se tani është koha që Maqedonia e Veriut të marrë vendime për integrimin evropian, se nuk ka mënyrë dhe propozim më të mirë se ai i dhënë nga 27 vendet anëtare të BE-së, të cilat drejtpërdrejt së bashku, si dhe burrështetasit tjerë që erdhën dhe përfaqësuesit e huaj dhe ambasadorët në vend, drejtpërdrejt përgënjeshtrojnë atë që e thotë opozita se ata do të negociojnë një marrëveshje më të mirë ose një kornizë më të mirë negociatore.

Ambasadori holandez ishte gjithashtu shumë konkret për punën e institucioneve të caktuara në vendin tonë, të cilat janë përgjegjëse pikërisht për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se ka bërë të ditur se mjetet financiare që qeveria holandeze ka ndarë nga taksapaguesit e saj për reformat në sistemin tonë të pavarur të drejtësisë dhe u drejtohet saktë institucioneve që janë përfituese të këtyre mjeteve financiare, e që nuk janë në kompetencë të Qeverisë, se duhet të avancojnë funksionimin e tyre. Kjo, tha ai, nuk është e ndryshme nga ajo që kam thënë deri tani, e që është se ne duhet ta bëjmë sistem në pjesën e drejtësisë që do të jetë transparent.

“Qeveria tashmë ka përgatitur, por edhe në Kuvend disa nga vendimet e ligjshme tashmë janë votuar në pjesën e kodit penal, por ka edhe një pjesë të madhe të vendimeve që janë përgatitur dhe bllokohen nga opozita vetëm për shkak të një bllokade”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kovaçevski.

Zgjedhja para vendit tonë dhe partive është integrimi në BE ose izolimi, dhe pamë se në periudhën nga 2006 deri në 2016, kjo ka për të ndodhur nëse dështojnë ndryshimet kushtetuese, tha në intervistën për televizionin Kanal 5 kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski .

“Nëse dështojnë ndryshimet kushtetuese për çka ata (OBRM-PDUKM) angazhohen, ne e shikojmë atë situatë nga viti 2006 deri në vitin 2016, e ky është izolimi. Këtu nuk duhet të jeni dikush që do të duhet të shpikë diçka për të ditur se çfarë keni arritur. Çka pas kësaj pamë nga viti 2006 deri në vitin 2016 kur shteti nuk përparoi asnjë milimetër në integrimet e tij euroatlantike, kur shteti ishte i izoluar, kur shteti u kualifikua si shtet i kapur, kur sipas lirisë së mediave ne ishim të 130-ët në botë dhe tani jemi të 38-tët në botë, kur sundimi i ligjit sihte çrregulluar tërësisht. Kur nëse shikoni renditjet edhe të Ekonomistit edhe të Fridom Haus dhe të gjitha institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, ne ishim në fund”, tha Kovaçevski.

Kryetari i LSDM-së tha se ftesa për takim me Hristijan Mickoskin tashmë i është dërguar OBRM-PDUKM-së.

“Po, ftesën tashmë e kam dërguar nga kabineti im drejtuar OBRM-PDUKM-së, kryetarit. Takimi do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme, në të cilin do të bisedojmë, siç thashë, për dy tema kyçe. E para janë vendimet që duhet të merren me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit tonë, gjegjësisht të sigurojmë zë për Maqedoninë evropiane dhe së dyti për marrëdhëniet me fqinjët dhe për qasjen që duhet ta kemi si vend në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet tona fqinje”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori