LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në takim me Varhelyi: Fillimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk duhet të shtyhet

Kovaçevski në takim me Varhelyi: Fillimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk duhet të shtyhet

Në kuadër të agjendës së punës për pjesëmarrje në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhej.

Në takimin ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri Fatmir Besimi, kryeministri Kovaçevski dhe komisioneri Varheji u pajtuan se janë krijuar kushte që të përshpejtohet procesi i gjetjes së zgjidhjeve ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.


Ata vlerësuan se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk guxon të shtyhet për një ditë tjetër dhe prandaj është e nevojshme të shfrytëzohet presidenca franceze dhe mjedisi i favorshëm që ekziston aktualisht për gjetjen e zgjidhjeve.

Në takim u theksua se Ballkani Perëndimor është një rajon evropian dhe se integrimi i vendeve të këtij rajoni nënkupton anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Në aspektin ekonomik, kryeministri Kovaçevski theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in, i cili me mbështetjen e projekteve të mëdha infrastrukturore ndjek zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe merr pjesë në përshpejtimin e procesit të arritjes së standardeve evropiane, si një nga qëllimet kryesore të politikës financiare të institucioneve të BE-së

Kryeministri Kovaçevski gjatë takimit theksoi se në kuadër të sfidave të reja globale me të cilat ballafaqohet bota, Qeveria e Maqedonisë së Veriut me kujdes e ndjek dhe i ndërmerr të gjitha aktivitetet për ruajtjen e mbështetjes ekzistuese për investimet e huaja dhe vendore, si dhe të eliminohen potencialet e efekteve negative mbi aktivitetin ekonomik në vend.

Lidhur me përcaktimin dhe zhvillimin e investimeve strategjike në fushën e tranzicionit energjetik në vend dhe zgjidhjen e sfidave të krizës energjetike, eurokomisioneri Varheji paralajmëroi mbështetjen e duhur për Maqedoninë e Veriut përmes institucioneve evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

Lajme
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori