LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Në katër vitet e ardhshme LSDM do ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Kovaçevski: Në katër vitet e ardhshme LSDM do ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se në katër vitet e ardhshme vendi mund të bëhet pjesë e BE-së nëse do të zgjedh një qeveri evropiane.

“LSDM ka një vizion të qartë për vendin si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe ne kemi një plan të qartë se si ta bëjmë atë. Ne jemi partia që siguruam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE e siguruam pas 17 vitesh pritje”, tha Dimitar Kovaçevski për “Sloboden Peçat”.

Kovaçevski beson se në katër vitet e ardhshme LSDM me një qeveri pro-evropiane do të sigurojë anëtarësimin në BE.


“Në anën tjetër, OBRM-PDUKM nuk ofron ndonjë plan për progres të qartë në integrimet evropiane, përkundrazi dëgjohen deklaratat e tyre ku thonë se nuk duhet të anëtarësohemi për njëqind vjet, e ndoshta asnjëherë. Kjo tregon se ata po vazhdojnë politikën e Nikolla Gruevskit, ish-kryetarit të tyre, duke qenë se këto janë të njëjtat qëndrime që kemi dëgjuar në atë kohë. Me ta, Maqedonia e Veriut do të kthehet në dhomat e pritjes dhe në të kaluarën e errët të proceseve jodemokratike”, shtoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori