E ardhmja e iniciativës Ballkani i Hapur është e ndritur, me projekte aktuale dhe të ardhshme të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë në rajon, thanë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Serbisë dhe Ana Bërnabiq., duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mundësitë për zgjerim dhe projektet e ardhshme në kuadër të iniciativës, sot në afërsi të Preshevës afër kufirit të Maqedonisë së Veriut.
Për kryeministrin Kovaçevski e ardhmja e iniciativës është e ndritur dhe qëllimi përfundimtar, sipas tij, është heqja e kufijve si vende anëtare të BE-së.
“Ne ishim shtet e vetme që nuk kishim kufij, ndërsa tani jemi të vetmit në Evropë mes të cilave ekzistojnë kufij. Dhe qëllimi përfundimtar dhe angazhimi dhe synimi im personal është që Ballkani të jetë pa kufij. Nëse po pyesni për të ardhmen e Ballkanit të Hapur ka një të ardhme të ndritur, sepse një ditë të gjitha këto shtete do të jenë pjesë e BE-së dhe finalja e Ballkanit të Hapur do të jetë një ceremoni ku nuk do të promovojmë M-tag por në fund do të promovojmë heqjen e kufijve dhe atyre rampave që na ndajnë nga të dyja anët e kufirit”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ai përkujtoi se përmes iniciativës është bërë e mundur lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe mallrave. Paraprakisht, janë nënshkruar mbi dhjetëra marrëveshje që kanë mundësuar edhe aktivitetin aktual, kanë filluar kontrollet e trefishta fitosanitare, të cilat kanë mundësuar rritjen e disafishtë të tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Sa i përket shkëmbimit të ekspertëve, profesionistëve, sipas Kovaçevskit, bëhet me lirimin e barrierave lidhur me njohjen e diplomave, për të cilat tashmë janë nënshkruar marrëveshje.
“Mundësia për punësim dhe për sigurimin e gjithçkaje që nënkupton punësimin e një të huaji në një vend tjetër pa në këtë rast procedurat që zgjasin siç zgjasin tre-katër muaj me vendosjen e sistemit të ri për të cilin tashmë po punohet dhe do të fillojë të funksionojë shumë shpejt. Zgjidhja softuerike tashmë ka përfunduar në shtet. Do të mundet çdo person nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut të regjistrohet në portalin e përbashkët elektronik, i cili ndërkaq lidhet me portalet kombëtare dhe më pas para se të gjejë një punëdhënës mund të vijë në shtet dhe ta bëjë në mënyrën më të mirë”, tha Kovaçevski dhe përkujtoi në rritjen shkëmbimit tregtar.
Dhe kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, pret një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për iniciativën e Ballkanit të Hapur. Paralajmëroi një vizitë në Tiranë. Për të, e ardhmja e iniciativës Ballkani i Hapur është e ndritur dhe pret që të bashkohen edhe vende të tjera nga rajoni. Për kryeministren bëhet fjalë për një iniciativë dhe jashtëzakonisht praktike.
Projektet, thotë ajo, ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë, iniciativa që mundësojnë një të ardhme të ndritur për rajonin. Duke u përqendruar në tregtinë reciproke mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që në fillim të bisedës për iniciativën e Ballkanit të Hapur, përmes harmonizimit të procedurave të ndërsjella doganore, veterinare, fitosanitare, shkurtimit të kohës së pritjes në pikat kufitare, sipas saj e konfirmojnë të ardhmen e ndritur. Ajo pret që qytetarët, komuniteti i biznesit, të inkurajojnë jo vetëm gjeneratat e tanishme, por edhe gjeneratat e ardhshme të politikanëve që të vazhdojnë me iniciativën dhe siç tha t’i bashkohen edhe të tjerët.
“Në shekullin 21 qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit, njerëzve, lehtësim të studimit, trajtimit, lejeve të punës është diçka që është një e ardhme e sigurt. Ndërsa kjo do ta bëjë të ardhmen shumë të ndryshme nga e kaluara që kishim, mbi të gjitha në vitet 90-ta. Do të tregojmë si politikanë të përgjegjshëm për të rinjtë në rajon se mund të bëjmë një të ardhme ndryshe, kushte që do të thotë se ata do të qëndrojnë në këtë rajon, këtu për të krijuar familjet e tyre dhe për të krijuar vlera të reja, për të gjitha vendet e rajonit, ndaj besoj se pa deklarata të caktuara nuk besoj se kryeministri Rama është kundër iniciativës Ballkani i Hapur, mendoj se kemi folur në konferencën e fundit për shtyp me presidentin Aleksandar Vuçiq. Besoj se e ardhmja është e ndritur dhe e sigurt”, tha kryeministrja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania