LAJMI I FUNDIT:

Kovaç: Serbia është vendi ku u planifikuan luftërat

Kovaç: Serbia është vendi ku u planifikuan luftërat

Shefi i diplomacisë së Kroacisë, Miro Kovaç, mohoi sërish se vendi i tij po bllokon rrugën e Serbisë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Serbia nuk mund të jetë gjyqtare dhe polic për krimet e luftës në territoret e ish-Jugosllavisë.

Kovaç me këtë rast nënvizoi se Serbia, shteti nga i cili kanë buruar planet për luftërat në ish-territoret e Jugosllavisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk mund të jetë përgjegjëse për rastet e krimeve të luftës të kryera në këto rajone.


Në një intervistë për revistën Jutarnji List, Kovaç tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë bllokade të rrugëtimit të Serbisë drejtë unionit, por tha se bëhet fjalë për përmbushje të kushteve nga ana e Serbisë në fushën e gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke shtuar se bëhet fjalë për vlera, të cilat karakterizojnë identitetin e familjes evropiane.

Shefi i diplomacisë kroate theksoi se bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin në Hagë është një kriter në negociatat me Brukselin.

“Është e qartë se shteti, nga i cili kanë buruar planet për luftërat në vitet e 90-ta, nuk mund të jetë gjykatës dhe polic për krimet e kryera në ish-Jugosllavi. Është ky një absurd, i cili pamundëson marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, nënvizoi Kovaç.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori