LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian rikrijoi pamjen e motrës së saj Kim Kardashian në Met Gala të vitit 2013!

Kourtney Kardashian rikrijoi pamjen e motrës së saj Kim Kardashian në Met Gala të vitit 2013!

44-vjeçarja veshi fustanin e Kim-it me mëngë të gjata me lule të krijuar nga Riccardo Tisci dhe publikoi disa foto në Instagram

Kourtney aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. Kim ishte shtatzënë me North kur veshi fustanin 10 vjet më parë.

Disa njerëz e quajnë Kourtney-n “një legjendë” për faktin që veshi fustanin e Kim-it. Disa të tjerë, vënë në dukje se zgjedhja nuk është rastësore, por Kourtney “i vodhi” fustanin meqë Kim “i vodhi” vëmendjen në dasmën e saj me Travis Barker.


Ju kujtojmë se sezoni i ri i “The Kardashians” shpalosi dinamikën mes dy motrave. Kourtney e akuzoi motrën se e ka shfrytëzuar dasmën e saj me Travis Barker për të bërë biznes me Dolce & Gabbana, ndërsa Kim tha se ajo “i ka vjedhur” idenë e dasmën së saj me Kanye West. Sipas Kim, ajo u martua në Itali dhe Andrea Bocelli performoi në dasmën e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kourtney.

Por ka edhe njerëz që mendojnë se zgjedhja e fustanit nuk ka ndonjë prapavijë negative dhe se Kourtney thjesht po vlerëson Kim-in, citon Anabel.

Për ditëlindje, Kim shkroi: “Faleminderit për gjithë dashurinë (e dhuruar për ditëlindje) dhe Kourt, do jem në shtrat me ty javën tjetër, për piknikun tonë,” duke nënkuptuar se meqë Kourtney ishte duke u bërë gati për lindjen, Kim dhe ajo do të bëjnë një piknik të vogël në krevat. Ndoshta marrëdhënia e tyre është qetësuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Për nënat
Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

Femra
Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive

Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive

10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!

10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!

Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit

Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit

Shtatzëna
Kalo në kategori