Dashuria e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker më në fund u shfaq edhe në "Met Gala 2022".

Çifti nuk ngopeshin me njëri-tjetrin teksa pozuan për foto në tapetin e kuq të veshur me dukje të ngjashme të "Thom Browne".


Në modën tipike, dyshja ndaluan në ecjen e tyre përgjatë tapetit për të shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

57329191 10776691 image a 114 1651540823141

Dalja shënoi paraqitjen e parë të Kourtney në "Nata më e madhe e modës", pavarësisht se anëtarët e familjes Kim, Kendall, Kylie dhe Kris ishin të gjithë të pranishëm në mbrëmje në vitet e kaluara, ky ishte gjithashtu viti i parë i Khloe që merrte pjesë në event.

Ylli e kombinoi fundin e saj me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata dhe taka të zeza me majë. Ndërsa, bateristi e përshtati dukjen e tij me një këmishë të bardhë, me mëngë shumë të gjata, si dhe një xhaketë të zezë, pantallona me nuanca të errëta.

57328375 10776691 image a 96 1651539092049

Kim veshi një fustan "Jean Louis" të veshur fillimisht nga Marilyn Monroe , ndërsa Kylie u rikthye në event me një fustan nusërie pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë në shkurt.

Ngjarja ishte një lehtësim i mirëpritur për Kardashian-Jenners – të cilët kaluan dy javët e fundit në gjykatë duke luftuar padinë e Blac Chyna për shpifje, shkruan PageSix.

57328375 10776691 image a 96 1651539092049 1

Ndërsa Kim, Kris, Kylie dhe Khloe Kardashian ishin duke pritur për një vendim të premten, Kourtney dhe Barker shijuan disa ditë pushimesh në liqenin e Komo në Itali.

Nata e familjes në "Met Gala" vjen disa javë pasi shfaqja e tyre e re, "The Kardashians", u shfaq premierë në Hulu.

57328371 10776691 image a 99 1651539604352

Në episodin e tretë, Kris zbuloi se Barker nuk harroi asnjë detaj përpara se t'i propozonte Kourtney-t në tetor 2021 – madje edhe duke vizituar varrin e babait të saj të ndjerë.

Kris tha se rokeri i "Blink-182" jo vetëm që kërkoi lejen e saj për t'i propozuar martesë, por edhe Robert Kardashian.

57328873 10776691 image a 112 1651540156640

Robert, i cili ishte pjesë e famshme e ekipit ligjor të OJ Simpson, vdiq më 30 shtator 2003, pas një beteje me kancerin e ezofagut.

Ndërkohë, çifti gjithashtu shkëmbyen betimet në një ceremoni martesore jo të ligjshme në Las Vegas. /Telegrafi/

57325471 10776691 Matching The reality TV star 43 and her other half 46 wore quirk a 27 1651536480725

57325473 10776691 En route Kourtney Kardashian flashed a bright smile as she and f a 29 1651536480728