Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i ka kaluar ekzaminimet mjekësore te Chelsea dhe pritet të udhëtojë drejt Amerikës për t’iu bashkuar ekipit të ri.

31-vjeçar ka shkuar në Londër të mërkurën mbrëma me aeroplan privat nga Milano, pasi nuk i ishte bashkuar skuadrës së Partenopei në kampin stërvitor Dimaro.


Senegalezi iu është nënshtruar testeve mjekësore gjatë ditës së sotme (e enjte), ndërsa eksperti i transferimeve te Sportitalia, Alfredo Pedulla, njofton se gjithçka ka kaluar me sukses.

kuli (Foto: Twitter/LDN)

Hapi i radhës është xhirimi i videos, përmes të cilës Chelsea do ta konfirmojë futbollistin e ri. Më pas ai do të niset drejt Shteteve të Bashkuara mëngjesin e të premtes.

Napoli ka arritur marrëveshje që ta shesë Koulibalyn te Chelsea për 38 milionë euro plus dy milionë euro në formë bonusesh. Futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, nga e vila do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app