Mikel Arteta synon ta përforcojë mbrojtjen në aventurën e tij si trajner i klubit londinez dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është objektivi i  tij kryesor.

Spanjolli u zyrtarizua para disa ditësh si trajner i ri i Arsenalit duke zëvendësuar në këtë pozitë Unai Emeryn e shkarkuar.


Arteta ende nuk e ka drejtuar asnjëherë Arsenalin si trajner, por tashmë ka bërë të ditur dëshirën e tij të parë për ta transferuar në Emirates.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Arteta ka në shënjestër qendërmbrojtësi e Napolit, Koulibaly, si nënshkrimin e tij të parë si menaxher i Arsenalit.

"Kam dëgjuar, megjithëse nuk mund ta konfirmoj, që Arsenali gjithashtu ka bërë kontakt me Napolin përmes një pale të tretë në lidhje me Koulibalyn”.

"Kjo vjen si pjesë e dëshirës së Mikel Arteta për të forcuar mbrojtjen e tyre”, ka thënë ,prezantuesi Ian McGarry.

Për Koulibalyn në të kaluarën kanë qenë të interesuar edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app