LAJMI I FUNDIT:

Kotzias të enjten takohet me Bushatin në Tiranë për marrëveshjen e Detit

Kotzias të enjten takohet me Bushatin në Tiranë për marrëveshjen e Detit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë të enjten Tiranën.

Mësohet se Kotzias do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmri Bushati në kuadër të marrëveshjes së detit me Greqinë.


Lajmi për vizitën e kryediplomatit grek konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, raporton ABCNews.

Marrëveshja e detit me Greqinë shkaktoi një “furtunë” debatesh mes opozitës dhe mazhorancës.

Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Presidenti Ilir Meta më 19 Mars i dha autorizimin Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati
që të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë. /Telegrafi/