LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Kisha greke të mos përzihet në çështjen e emrit

Kotzias: Kisha greke të mos përzihet në çështjen e emrit

Emri nuk është punë e Sinodit të shenjtë, Kishës Ortodokse Greke do të ishte më mirë të mos ndërhyj, thotë ministri për punë të jashtme, Nikos Kotzias, në intervistën për ERT, duke folur për qëndrimin e Kishës Ortodokse Greke.

Çështja e emrit ata i prek vetëm si qytetarë, por si institucion nuk është çështje e tyre — tha Kotzias.


Ai sqaroi se kur Kisha Ortodokse Greke vendosi që të përkrahë protestat në fillim të vitit. “Sinodi i shenjtë e dinte se të ketë bisedime ndërmjet kishës në Shkup, dhe Patriarkana Qiellore duhej të respektojë atë”, shprehet Kotzias.

Shefi i diplomacisë greke, sqaroi se Patriarkana qiellore bisedon për njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase nën emrin Peshkopata e Ohrit.

Riemërimi i Kishës Ortodokse Maqedone në Peshkopatë të Ohrit do të duhej të përshëndetet. Do të duhej t’ju jepej dhuratë njerëzve nga Shkupi për guximin që përsëri të kthehen në emrin tradicional dhe jo provokativ, thotë Kotzias./Telegrafi/