Lewis Hamilton do ta nis sezonin këtë fundjavë për ta ndjekur titullin e pestë personal, me një motor me 1.000 kuaj-fuqi dhe 127 milionë euro marrëveshje sponsorizimi.

33-vjeçari që është në sezonin e tij të 12-të në këtë sport, është nisur drejt ndjekjeve të sukseseve dhe rekordeve të Michael Schumacher.


Hamilton e fillon si favorit edhe këtë kampionat.

‘Shigjetat e argjendta’ siç njihet Mercedes, ka fituar çdo kampionat, të shoferëve dhe konstruktorëve që nga viti 2014.

4A5766BD00000578 0 image a 2 1521460123989 Marcedes para nisjes së kampioantit me Hamilton dhe Botas

Hamilton që do ta nis në Australi të dielën, ka në kostum logot e 12 sponsorëve që rritën shifrën e 127 milionë eurove për vitin 2018.

Për ta bërë një krahasim me Manchester Cityn, klubi që është afër titullit, ka sponsor në fanellë 95 milionë funte për sezonin e ardhshëm, ku ka marrëveshje me Puman, Etihadin dhe Nexen.

Kompania malajziane e naftës dhe gazit, Petronas është sponsori kryesor i Mercedes me pagë prej 50 milionë funte në vit.

Prodhuesi i veshjeve sportive Puma paguan përafërsisht 2 milion funte në vit për ta pasur aty logon e tyre.

4A5807A900000578 0 image a 22 1521462424109 Reklamat në kostumin e Hamilton

Ndërkohë, gjiganti Bose, markë e veshjeve Tommy Hilfiger, prodhuesi i pije Monster Energy, UBS (financa), Qualcomm (teknologjia ëireless), Epson (printimi dhe komunikimet), IËC Schaffhausen (orët zvicerane) dhe Wihuri (produktet e paketimit) – po ashtu janë sponsor.

Tibco  paguan shumën më të vogël - afërsisht një milion funte - për të cilën kanë marr një vend në bërrylin e Hamiltonit.

Hamilton gjithashtu ka kontrata personale me disa nga kompanitë - duke përfshirë Tommy Hilfiger, Puma, Bose dhe Monster Energy – ku shton rreth 10 milionë funte tek të ardhurat vjetore të tij.

4A45C48B00000578 5518147 image a 18 1521462081803 Hamilton edhe me kontrata personale

Britaniku pritet të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare në vlerë 120 milionë funte me Mercedesin në javët e ardhshme.

Marrëveshja aktuale e Hamilton skadon në fund të vitit. /Telegrafi/

telegrafi sport app