Kosto e jetesës në Shqipëri dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA).
Në vitin 2023 Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Shqipëri.
Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit varfëria relative me 6.7 dollarë në ditë përfshin më shumë se 23 për qind e popullsisë. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm.
Për rastin e Shqipërisë rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Shqipëri u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8 për qind, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.
Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra.
Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë.
Ballkani Perëndimor parashikohet të përjetojë ngadalësim të ekonomisë për shkak të përhapjes së efekteve nga pushtimi rus i Ukrainës, të tilla si konsumi më i ulët privat, kushtet më të shtrënguara financiare globale dhe një rënie e kërkesës nga Bashkimi Europian.
PBB-ja e rajonit parashikohet të rritet mesatarisht në 3.4 për qind mesatarisht gjatë 2024–2025.
Rreziqet e rënies dominojnë perspektivën dhe lidhen kryesisht me inflacionin e qëndrueshëm që gërryen të ardhurat dhe besimin e konsumatorëve.
Shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin në financimet nga tregu i jashtëm. Rritja më e dobët në zonën e euros mund të ulë remitancat në Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar më pas një rënie të konsumit privat, sidomos në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Rritja e tensioneve gjeopolitike në Rajon përbën gjithashtu një rrezik për shkak të tensioneve (Kosovë-Serbi dhe Bosnja-Serbi).
Më tej Banka Botërore analizon se brishtësia politike në Ballkan përkeqëson pasigurinë, ngadalëson proceset jetike të reformave dhe shmang fokusin nga sfidat strukturore ekonomike.
Përshtatjet e tarifave të energjisë dhe subvencionet për ndërmarrjet shtetërore të energjisë do të ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrave fiskalë sidomos në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, thekson Banka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert