LAJMI I FUNDIT:

Kostadinovska Stojçevska: Ligji për gjuhën maqedonase të miratohet në një kohë më të arsyeshme

Kostadinovska Stojçevska: Ligji për gjuhën maqedonase të miratohet në një kohë më të arsyeshme

Ministrja e Kulturës dhe nënkryetare e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska pret që Propozim- ligji për gjuhën maqedonase të miratohet në një kohë më të arsyeshme.

“Propozim- ligji për gjuhën maqedonase dje kaloi leximin e parë në seancë plenare në Kuvend. Debati është në nivel të lartë, në nivel konstruktiv, sepse flasim për ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase për të cilin vendosëm këtë vit së bashku me grupin e punës ta prezantojmë si tekst të ri. Ligji ekzistues i cili u miratua në vitin 1998 dhe i cili kishte pësuar vetëm disa ndryshime teknike në të vërtetë e rregullonte përdorimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, por kishte disa mangësi”, theksoi Kostadinovska Stojçevska në emisionin e mëngjesit në Kanal 5.

Ajo tha se tani ligji po hyn në debat amendamentesh dhe shpreson se debati konstruktiv do të vazhdojë.


Kostadinovska Stojçevska shtoi se filtrin parlamentar në seancë plenare e ka kaluar edhe Ligji për Çmimet shtetërore.

Me Ligjin për Çmimet shtetërore parashikojmë dy çmime të reja, Bllazhe Koneski dhe Remzi Nesimi për arritje të veçanta në gjuhën maqedonase përkatësisht edhe në gjuhën shqipe dhe njashtu shpresoj se do të vlerësohet rëndësia e këtyre dy çmimeve të reja, theksoi Kostadinovska Stojçevska dhe bëri apel deri te popujt e tjerë në shtet që të japin propozime për çmimet shtetërore për arritje në sferën e gjuhëve të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori