LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s

Kostadinov: Nuk ka amnisti për kriminalitetin, Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s

Deputeti i partisë maqedonase në pushtet LSDM, Kostadin Kostadinov thotë se “sot nga Hristijan Mickoski dëgjuam përrallën e vjetër, në një konferencë për shtyp të re.

Ai thotë se statusi në “Facebook” i Nikolla Gruevskit shkruan nën afekt në orën 3 pas mesnate, doli edhe nga goja e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mickoski ëndërron për dy opsione: e para, Maqedonia t’i jep amnisti Gruevskit, ndërsa opsioni i dytë ëhstë Maqedonia të heq dorë nga NATO-ja dhe BE-ja”, thotë Kostadinov duke shtuar se në momentin kur e gjithë bota jep përkrahje për Maqedoninë, Mickoski kthen shpinën gjithë botës vetëm për ta shpëtuar Gruevskit.


Mickoski: Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet pas referendumit (Video)
Lexo po ashtu Mickoski: Qeveria dhe Zaevi nuk kanë legjitimitet pas referendumit (Video)

Sipas tij ajo çka Mickoski sot e kërkoi është në kundërshtim nga aj çfarë presin qytetarët, dhe se për shkak ëndërron kot, këto dëshira, siç thotë ai, nuk do të realizohen.

“Shumica dërmuese e mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE dhe për këtë shkak përcaktimin strategjik i Maqedonisë duhet të respektohet” thotë Kostadinov.

Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, sipas Kostadinov, me çdo kusht shkojnë në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve, atëherë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në fund ai thotë se nuk do të ketë amnisti dhe se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s, pa dallim nëse Mickoski e kundërshton këtë apo jo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori