LAJMI I FUNDIT:

Kosta Petrov me libër edhe në shqip (Foto)

Kosta Petrov me libër edhe në shqip (Foto)

Libri më i shitur në Maqedoni në vitet e fundit ”Shihemi në maje” nga java e ardhshme do të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Në këtë libër, autori Kosta Petrov, themeluesi 29 vjeçar i kompanisë P World, ju udhëheq nëpër tregimin e tij jetësor, të mbushur me momente të magjishme, me ngritje dhe ulje. Historia e tij, me fjalë të tjera është një rrugë që rallë shkohet, thuhet në njoftim.


Ai që ec në këtë rrugë, në fund e pret një dhuratë e merituar. Në këtë rrugëtim, Petrov e tregon jetën e tij, mundësi të mëdha në Amerikë, skenare të rënda në Pragë, jetë superluksoze në Dubai dhe krijimin e një brendi global në rajon” thuhet në njoftimin e promovimit të librit.

Shihemi në maje është libër për të gjithë ëndërrimtarët dhe për ata që besojnë në të pamundurën. Jam shumë i lumtur që më në fund libri është edhe në gjuhën shqipe dhe shpresoj se në të ardhmen edhe librat tjera do t’i kem në shqip” tha autori Petrov.

Ky libër që do të përkthehet në shqip më herët është shitur në 12 mijë copa, që e bën ”Shihemi në maje” është libër më i shitur në Maqedoni në pesë vitet e fundit, që e bën Kosta Petrov e bën si shkrimtarin më të lexuar në Maqedoni. /Telegrafi/

Promovimi i librit ”Shihemi në maje” nga Kosta Petrov
E martë, 19 dhjetor nga ora 19:00 tek Libraria e Çarshisë