LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i mungojnë 10 mijë kamerierë profesionistë

Kosovës i mungojnë 10 mijë kamerierë profesionistë

Kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Xhevdet Hyseni, tha se do të organizojnë për shënimin e “Ditës së Hotelerisë”, me Gala mbrëmjen e hotelierëve dhe gastronomëve, që mbahet më 25 janar në Gjakovë dhe festivalin e turizmit që do të mbahet, për herë të parë, nga 25 deri 30 maj të këtij viti në Prishtinë.

Sipas tij, hoteleria në Kosovë është mirë e zhvilluara, ku ka objekte shumë të mirë por mungon kuadri për hoteleri.


“Mungojnë shkollat për hoteleri, mungon puna praktike, pagat nuk janë sa duhet. Shoqata jonë mban trajnime brenda dhe jashtë vendit në objektet e hoteliere“, tha Hyseni në emisionin e mirëmëngjesi në RTK.

Hoteleve dhe gastronomisë në Kosovë, sipas tij, i mungojnë 10 mijë kamerierë profesionistë.

“Një kamerier profesionistë nuk do të duhej të ankohej për rrogë, kërkohen kamerier profesionist e jo ndonjë jurist a ekonomistë që mendojnë të punojnë si kamerier vetëm përkohësisht. Nevoja për kamerierë ka i tërë rajonin, sidomos gjatë verës, kur katërfishohet kërkesa për kameriere”, tha Xhevdet Hyseni

Sfidat, sipas tij, janë të shumta, pajisjet janë të shtrenjta dhe tatimi është shumë i lartë. Edhe në Shqipëri, thotë ai, gjendja është njësoj ndoshta pak më mirë. /Telegrafi/