LAJMI I FUNDIT:

Kosovë-Shqipëri, bëhet e ditur agjenda e mbledhjes së dy qeverive

Kosovë-Shqipëri, bëhet e ditur agjenda e mbledhjes së dy qeverive

Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë, do të mbajnë nesër mbledhjen e tetë të përbashkët.

Tashmë është bërë e ditur edhe agjenda e kësaj mbledhje, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.


Sipas njoftimit zyrtar thuhet se delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të arrij në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja.

Pas tij, në orën 11:00 do të arrij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes në mes dy Qeverive do të nis në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Në orën 12:30 është paraparë të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve qeveritare, e ku më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor 2021, e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori