LAJMI I FUNDIT:

Kosovari në mesin e 30-të ndërmarrësve më të suksesshëm në Michigan të SHBA-së për vitin 2019

Kosovari në mesin e 30-të ndërmarrësve më të suksesshëm në Michigan të SHBA-së për vitin 2019
Etrit Demaj | Foto: Facebook

Detroit’s Premier Business Journal ka bërë renditjen e ndërmarrësve më të suksesshëm brenda shtetit Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e listës së tridhjetë më të suksesshmëve gjendet edhe Etrit Demaj, një 30-vjeçar, i cili si refugjat i ikur nga Kosova në vitin 1999, tani më po ngjet majat e biznesit.


Por kush është Etrit Demaj?

Me të mbërritur në Rochester Hills si refugjat nga Kosova në vitin 1999, Etritit nuk iu desh shumë për ta kuptuar se Amerika është vendi i mundësive.

Ai dhe vëllai i tij i madh, Edi, në fillim u morën me biznesin e patundshmërive.

“Jo çdo shtëpi që kemi e shitur na ka sjell para, por shumica po. Vazhdova shkollimin këtu, fillova punën time të parë si kamerier në restorantin e xhaxhait tim dhe pas përfundimit të kolegjit iu bashkova J. P. Morgan Chase, si një bankier”, thotë Demaj, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i Kode Labs, një firmë teknologjike në Detroit.

Vëllezërit Etrit dhe Edi Demaj

Duke mos qëndruar larg biznesit të patundshmërive, Etriti iu bashkua kompanisë teknologjike Hepta Control Systems në Detroit, ku ai punoi për disa vjet para se të themelonte Kode Labs.

“Ne jemi një one-stop shop [biznes që ofron shërbime të shumta]. Ne po rritemi shpejtë dhe jemi me ritmin për të trefishuar të ardhurat tona me shtatë shifra”, thotë Demaj.

Ndërmarrësi Edi Demaj: Për të arritur suksesin e duhur, duhet insistuar shumë (Video)
Lexo po ashtu Ndërmarrësi Edi Demaj: Për të arritur suksesin e duhur, duhet insistuar shumë (Video)

Në Kode Labs, Demaj thotë se ai është një përkrahës i madh që të ofroj trajnime të vazhdueshme për kolegët.

“Me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë, ne dëshirojmë që ekipi ynë të jetë një hap para konkurrencës”, thotë ai. /Telegrafi/