LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët që punuan në Zvicër t’i gëzojnë pensionet në Kosovë

Kosovarët që punuan në Zvicër t’i gëzojnë pensionet në Kosovë

Deputeti Zenun Pajzati, në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë ç’ është e mundur që punëtorët që kanë punuar në Zvicër, t’i gëzojnë pensionet e tyre në Kosovë.

“Kërkesa e tyre dhe mesazhi që duhet të dal nga ky kuvend për shtetin e Zvicrës, është krejtësisht e padrejtë që veç Kosova të privohet nga të drejtat e tyre elementare, që ata t’i shfrytëzojnë benifitet në vendlindjes së tyre. Kërkoj nga qeveria dhe ministri Abrashi, që të bëjë ç’ është e mundur që t’u mundësoj këtyre njerëzve, të mund që me një kartelë të gëzojnë pensionet e tyre nga puna që kanë bërë”, tha ai. /Telegrafi/