LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët e kthyer nga Siria arrestohen si të dyshuar për terrorizëm

Kosovarët e kthyer nga Siria arrestohen si të dyshuar për terrorizëm

Ebu Hafs Al Albani është nofka luftarake e Genc S. i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës. Pretendon se është ndjekës i udhës së Al-Qaedes në Ballkan dhe paralajmëron ardhjen e saj së shpejti. Al Albani ka qenë një kohë në Siri si luftëtar nga Kosova së bashku me shqiptarë të tjerë. Është kthyer prej kohësh në Kosovë. Kthimi këtu, e ka bërë të dyshimtë.


Është futur në përgjime një kohë të gjatë derisa të mërkurën është arrestuar. Të premten, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan “Koha Ditore”.

Reklama

Policia ka arrestuar edhe shokë të tij në aksionin që është zhvilluar në Prishtinë dhe në Gjilan e ka zbuluar armë dhe një sasi eksplozivi të lidhur me telefona celularë të gatshëm për shpërthim.

Valon Sh., Musli H, Ardian M. dhe Nuredin S dyshohet se janë arrestuar pas hetimeve që janë zhvilluar kundër tyre, rreth veprimeve që kanë të bëjnë me Sirinë, transmeton “Koha”.

Ndërsa Bekim M. dyshohet vetëm për sulm të rëndë fizik të ushtruar ndaj dy shtetasve amerikan, pjesëtar të një organizate të krishterë që në Kosovë shpërndanin fletushka fetare. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të zhvilluar ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdojnë reagimet pas sulmit terrorist, Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Vazhdojnë reagimet pas sulmit terrorist, Bugajski, Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Lajme
'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

'Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje' – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

Lajme
Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Lajme
Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Kurti jep detaje të arsenalit të armëve të sekuestruara: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e terrorizmit

Siguri
Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Lajme
Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Siguri
Kalo në kategori