Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, ka vizituar Kullën e Zenel Beut në Pejë, si pjesë e aktiviteteve të organizuara për promovimin e turizmit në Kosovë.
Ajo me këtë rast tha se Kosova ka vende të shumta turistike, por sipas saj, po i mungon atraksioni turistik.
Arbëresha Krasniqi tha se MTI-ja në kuadër të Departamentit të Turizmit, do të punojnë në këtë drejtim, pasi turizmi do të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës, derisa ka përkujtuar se së fundmi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Japoninë.
“Turizmi me të vërtetë, si fushë ka marrë një hov të zhvillimit që Kosovës i ka munguar, i ka munguar si orientim, por jo edhe si vende turistike… Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka qasje të veçantë në këtë sferë dhe këtu dëshmon përkushtimi dhe puna që ne po e bëjmë në vazhdimësi. Ajo çfarë kemi bërë këtë vit si Ministri e Tregtisë, është që për herë të parë është themeluar Departamenti i Turizmit , i cili me të vërtetë po e bën një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.
Në emër të komunës së Pejës, foli Xhenet Syla, drejtoreshë e Turizmit në këtë komunë, e cila tha se Peja është vend lider në Kosovë për zhvillimin e turizmit. Ajo po ashtu u bëri thirrje të pranishmëve që ta vizitojnë Pejën.
“Jemi liderë absolut në zhvillimin e turizmit aventurier dhe jemi në përpjekje e sipër për promovimin e zhvillimit dhe promovimit të turizmit kulturor dhe të trashëgimisë kulturore, meqenëse posedojmë shumë kulte fetare dhe elemente të tjera për çfarë kemi çfarë të flasim dhe mysafirët gjithandej kanë çfarë të eksplorojnë”, ka thënë Syla.
Ndërsa në emër të shoqatave turistike, foli Aragonit Bojku, kryetar i Shoqatës së Speologëve “Aragonit”, i cili tha se panairet tha se janë metoda kryesore e promovimit të turizmit nëpër botë.
“Jo rastësisht apo me thanë jemi fatlumë që i kemi këto, po me punën dhe me mundin ditëm t’i shfrytëzojmë, edhe i kanalizuam në një drejtim i cili tash po shihet që ka filluar për të lulëzuar, ka filluar të jetë pikë mbështetëse e ekonomisë së Kosovës, edhe ashtu jo shumë të zhvilluar”, ka thënë Bojku.
Ndryshe, Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo vit më 27 shtator. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike. Për të shënuar ditën botërore të Turizmit është vendosur në seancën e tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Torremolinos, Spanjë, shtator 1979, duke filluar nga viti 1980. Në Kosovë për herë të parë Dita Botërore e Turizmit u shënua në Prishtinë, në vitin 2011 nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, e cila organizoi një takim referues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore