osova është vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i drogës, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike.
Sipas shënimeve zyrtare vetëm brenda vitit janë konfiskuar mbi 420 kilogramë marihuana dhe autoritetet e rendit thonë se kanë arrestuar 562 persona për trafikim me substanca narkotike.
Ato thonë se veç tjerash, janë kapur lloje të ndryshme të narkotikëve duke përfshirë marihuanë, kokainë, heroinë e të tjera.
Kosova në raportet ndërkombëtare e ato të Departamentit të Shtetit është cilësuar si një vend transiti dhe jo burim i i drogës dhe as vend destinimi, megjithëse së bashku me vendet e tjera të rajonit të Balkanit është shndërruar edhe në vend shfrytëzues.
Bahri Shala, nga njësia antidrogë në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë,se Kosova,për shkak të pozitës strategjike është ndërmjet vijave të komunikimit mes Lindjes dhe Perëndimit, si dhe bën pjesë në rrugën Ballkanike të transportimit të substancave narkotike, qoftë me origjinë nga Lindja drejt Perëndimit apo anasjelltas.
‘’Kosova më shumë pra është vend transit sesa që është vend i konsumimit të këtyre substancave. Viteve të fundit në bazë të statistikave vërehet një rritje e lehtë sidomos e llojit marihuana, derisa ato me origjinë prej lindjes dhe që njihen si droga më të rënda kanë shënuar rënie deri në 70 për qind, ka thënë Shala”.
“Ne si institucione kemi ngritur kapacitetet tona, në parandalimin e narkotikëve. Doganat e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërrmarëaksione që janë të bazuara në strategjinë nacionale dhe në situata të ndryshme në bazë të informacioneve që pranojmë, ndërmarim plane operative në parandalimin e futjes së substancave në teritorin tone”, ka thënë Shala.
Qeveria e Kosovës ka të miratuar strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit të luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, të drogave si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.
Por, zyrtarët e Policisë se Kosovës thonë se luftimi i trafikimit me drogat për Kosovën është bërë më e vështirë, për faktin se ajo nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe as EUROPOL-it, si dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë jo vetëm në rajon.
Kosova ende nuk është as anëtare e OKB-së dhe rrjedhimisht është e kufizuar në nënshkrimin e marrëveshjeve me disa shtete në mënyre që të ketë një luftë me të ashpër në trafikimin e narkotikëve
‘’Më problematike paraqitet pjesa e zonave kufitare ku nuk ka mundësi të monitorimit më të mirë të kësaj zone. Por, ne kemi bashkëpunuar me KFOR-in që na ka asistuar me fluturime e që kemi monitoruar me helikopterë ato pjesë nëse ka trafikim apo jo”, thotë Shala për radion Evropa e Lirë.
Trafikimi i drogave nëpërmjet Kosovës e ka shndërruar vendin edhe në një bazë të shfrytëzimit të tyre, dhe numri i përdoruesve të drogave thuhet se ka shënuar rritje të lehtë nëpër vite.
Defektologu Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në vitet e fundit Kosova ka shënuar rënie në përdorimin e llojit të drogës heroinë duke i lënë vendin marihuanës.
“Interesimi për të përdorur ka rënë, por edhe çasja deri tek kjo drogë është vështirësuar. Dëmet e këtij lloji të drogës janë të mëdha. Marihuana ka shënuar rritje të madhe të përdorimit. Edhe llojet e reja të drogave si GHB e të ngjashme po përdoren shumë sidomos në kryeqytet. Kokaina është duke shënuar rritje në përdorim, vitin e fundit’’, ka thënë Blakaj.
Blakaj thotë se ‘narko-dilerët’ që veprojnë në Kosovë janë të një niveli të ulët dhe ata të cilët vetë e përdorin edhe e trafikojnë si doza ditore”.
“Por mund të them se përdoruesit e drogave tashmë janë mjaft kreativë dhe sigurimi i disa llojeve të drogave bëhet edhe përmes postave të shpejta’’, ka thënë Blakaj.
Sidoqoftë, sot në botë llogariten rreth 200 milionë njerëz që përdorin për herë të parë droga. Sipas statistikave në botë, trendi i përdorimit të drogave, sidomos te shkollarët, është në rritje e sipër, që nuk e përjashton as Kosovën. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!