LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 e nis me fitore turneun “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 e nis me fitore turneun “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të edicionit të 15-të të turneut “Roma Caput Mundi”, që po mbahet në Itali.

Dardanët e udhëhequr nga Ramiz Krasniqi triumfuan me rezultat 2-1 në duel me ekipin Italia LND (Përfaqësuesja e Ligës Kombëtare Amatore të Italisë).

Në fakt, Liga Kombëtare Amatore është organizata më e madhe që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Italisë dhe që përfaqëson klubet dhe shoqatat sportive amatore, e nga ku dalin shumë emra të mëdhenj të futbollit italian.


Sa i përket ndeshjes të përzgjedhurit e Krasniqit e mbizotëruan plotësisht atë, teksa pas vetëm tre minutash kaluan në epërsi me golin e Emir Rashicës pas asistimit të Malokut.

I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë në minutën e 26-të, derisa golin e vetëm për italianët e shënoi Graziani, në minutën e 41-të.

Kosova është kampione në fuqi e këtij turneu, derisa ndeshjen e dytë e luan të martën kundër skuadrës italiane, Abruzzo LND.

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori