LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-16 merr fitore të rëndësishme ndaj Greqisë U-16 në konkurrencën e femrave në hendboll

Kosova U-16 merr fitore të rëndësishme ndaj Greqisë U-16 në konkurrencën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U-16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë.

Rezultati në fund ishte 17-14 në të mirë të vajzave tona. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar.

Vajzat tona kanë shfaqur nivel të kënaqshëm prej fillimit të takimit dhe kanë diktuar tempin e lojës. Në lojën e skuadrës tonë kanë funksionuar shumë gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.


Hendbollistet e Kosovës U-16 zhvilluan ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar
Lexo po ashtu Hendbollistet e Kosovës U-16 zhvilluan ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar

Përvoja e fituar në ndeshjet e kaluara natyrisht se ka shërbyer dhe elemente pozitive janë shfaqur. Me ndeshjen ndaj Greqisë këto vajza kanë dëshmuar se kanë të ardhme, por natyrisht i pret rrugë e gjatë.

Të enjten paradite, Kosova luajti ndeshje tjetër për plasman. U mposht nga Sllovakia me rezultat 36-22.

Në ndeshjen ndaj Greqisë lojtarja më e mirë u shpall portierja Marisa Berisha.

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori