Kosova të fuqizojë brendin e saj, krijon mundësi për kontraktim të proceseve afariste tek kompanitë kosovare
Kosova dhe bizneset e saj kanë potencial për kontraktim të proceseve të bizneset tek bizneset kosovare nga kompanitë e jashtme. Derisa ka kompani të shumta kosovare që ofrojnë shërbime të tilla për kompanitë amerikane dhe të tjera, duhet punuar më tej për promovimin e brendit të Kosovës si destinacion për kontraktim të proceseve afariste (outsourcing).
Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rreth mundësive të cilat tregu i Kosovës i ofron në fushën e kontraktimit të proceseve afariste (outsourcing) si dhe sfidat të cilat ndikojnë në zhvillim më të ngadalshëm të saj.
Kryesuesi i Komitetit të Teknologjisë dhe Inovacionit të Odës Amerikane, Ardian Hoxha, tha se kontraktimi i proceseve afariste nga kompanitë e huaja tek kompanitë kosovare përbënë një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai foli mes tjerash edhe për angazhimin e Komitetit që ai drejton në promovimin e ekonomisë digjitale në Kosovë, si dhe të avancimit të legjislacionit të kësaj fushe.
Shefi Ekzekutiv i Melita & Partners, Arben Ymeraga, theksoi se siguria ligjore është faktor esencial në ndërtimin e partneriteteve të reja me kompanitë e huaja, duke shtuar se një adresim i duhur i sfidave në këtë sektor dhe prezantim të kapaciteteve do të ndikonte në rritjen e mëtutjeshme të këtij sektori.
Armend Ukshini, përfaqësues i kompanisë Kosbit, kompani kjo e cila ofron shërbime për kompani të njohura amerikane si At&T, Microsoft, CISCO, IBM, e të tjera, tha se deri tek arritja e një partneriteti të ri mes dy palëve në fushën e kontraktimit të proceseve afariste duhet të konsiderohen se krijimi i besimit është i dëomosdoshëm për partneritete me kompani të huaja, duke shtuar se përkundër përparësive aktuale të cilat i ka tregu i Kosovës, ndërtimi i imazhit të vendit do të ishte një aset në tërheqjen e partnerëve potencialë dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja.
Drejtori Ekzekutiv i Prosperoware, Milot Arifi, tha se pavarësisht potencialit që ofron Kosova përmes të rinjve të saj, kapacitetet mbesin të kufizuara për rezultate më të mëdha në këtë sektor. Ai tha se trajnimet janë pjesë e pandashme e rekrutimit të stafit të ri në këtë sektor si pasojë e mungesës së kuadrove të kualifikuara. Në këtë aspekt, ai shtoi edhe nevojën e një avokimi më të fuqishëm të institucioneve përgjegjëse për orientim të të rinjve në profilet ku ofrohen këto shërbime.
Arifi u dakordua se prezantimi i potencialeve të rinisë dhe zhvillimin e hovshëm të bizneseve do të ndikonte në rritje të mundësive në kontraktim të proceseve afariste në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj