Në Kosovë rikthehet debati mbi barrierat tregtare që Serbia i bën Kosovës. Qeveria e Kosovës po shikon mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë po ekspertët janë kundër, ata kërkojnë dialog.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe koordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Ky hap bëhet nevojshëm, sipas tyre, sepse Serbia nuk njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë pengon edhe eksportin e Kosovës.
Në një tryezë të organizuar së fundmi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku u debatua për barrierat tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ajo po i pengon eksportet.
“Serbia nuk njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë, sepse nuk dëshiron ta njohë shtetësinë e Kosovës”, është shprehur Hajdari.
Reciprociteti nuk duhet të dështojë në terren
Hajdari thotë, se institucionet janë duke i koordinuar veprimet për t’ju përgjigjur qasjes së Serbisë ndaj mallrave të Kosovës.
“Ne jemi të zotuar që të zbatojmë reciprocitetin, por gjithmonë kjo kërkon sukses në terren dhe përgatitje logjistike në terren dhe po ashtu është edhe në koordinim të afërt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik që e shqyrton se si më së miri të adresohen, prandaj në koordinim ndërqeveritar dhe institucionet duhet të jemi të përgatitur shumë mirë që të mos na dështoj zbatimi i ndonjë mase të reciprocitetit në terren”, thekson ajo.
Disa nga partitë politike opozitare vazhdojnë ta kritikojnë Qeverinë e Kosovës, pasi nuk po u jep përgjigje të duhur problemeve tregtare me Serbinë.
Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, thotë se kjo qeveri identifikohet me retorikë dhe jo me veprim.
“E kemi pritur një rezultat më të fuqishëm në relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabuar por kështu është përgatitë opinioni siç keni thënë se ne do të kemi një reciprocitet të fuqishëm dhe transparent në raport me problemet që kemi me Serbinë dhe nga retorika juaj, tash po e shoh që po insistoni me disa vendime parciale, dytësore të produkteve ndaras, po dëshironi të gjeni një rrugë të dytë për t’i ikur vendimit të madh të reciprocitetit”, thotë Shala.
Oda Ekonomike e Kosovës: Duhen masa kreative para reciprocitetit
Kurse ekspertët e Odës Ekonomike të Kosovës, thonë se me Serbinë duhet të gjenden masa kreative për të zgjidhur problemet tregtare para se të veprohet me masa të reciprocitetit. Sipas tyre, barrierave jotarifore që Serbia i aplikon me Kosovën duhet përgjigjur me aplikim të masave kreative para se të merren vendime. Por si i sheh njohësi i çështjeve ekonomike, profesori Safet Gërxhaliu përpjekjet e qeverisë së Kosovës për një koordinim ndërinstitucional në mënyrë që në një moment të caktuar të vendoset reciprocitet tregtar me Serbinë.
Gërxhaliu në një intervistë për DW-së, tha se dialogu është mënyra më e mirë për të tejkaluar problemet tregtare me Serbinë, duke e përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtar.
“Në këtë kohë unë mendoj, se duhet të jetë dialogu mekanizëm për zgjidhjen e problemeve. Duhet pasur parasysh që në kuadër të procesit të Berlinit vitin e kaluar në Sofie, janë nënshkruar marrëveshje substanciale që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët rajonal, për lëvizjen e lirë të mallrave edhe shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Prandaj, duhet bërë presion që këto marrëveshje të zbatohen, të eliminohen barrierat e të bërit biznes në veçanti në relacion ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Gërxhaliu.
Ai ka dyshime, se çdo tentim për reciprocitet do të marrë konotacion politik përballë faktorit ndërkombëtar, në veçanti Shtetet e Bashkuara.
“Besoj që pajtohemi se Kosovës nuk i duhet edhe një taksë 100 për qind kundër Serbisë nga e cila përfitoi vetëm Serbia edhe në aspektin ekonomik dhe politik dhe mbi të gjitha i përvetësoi krejt miqtë e Kosovës dhe i bëri miq të Serbisë. Prandaj duhet një analizë, të mendohet edhe pozicioni i sektorit privat në këtë situatë pas pandemike. Pra, duhet bërë një analizë e mirëfilltë, sepse çdo vendim politik dhe çdo kalkulim politik pa analizë ekonomike, e dëmton në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës”, tha ai.
Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës
Safet Gërxhaliu kujton edhe një fakt tjetër ku në rast të vendosjes së reciprocitetit tregtar me Serbinë, Kosova mund të përballet me presion nga vendet industrialisht të zhvilluara.
“Duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë dhe të shihet qartë dhe që dihet se një pjesë e madhe e importeve nga Serbia, përjashtuar derivatet e naftës, janë edhe marka evropiane që prodhohen në Serbi, prandaj nëse Kosova merr një iniciative për reciprocitet tregtar me Serbinë, kam frikë që mund të përballet edhe me diplomacitë e vendeve evropiane që natyrshëm mbrojnë markat e tyre që prodhohen në Serbi dhe kudoqofshin ato”, u shpreh Gërxhaliu.
Prandaj sipas tij, Kosova nuk duhet të përsëris gabimet e së shkuarës, por të kërkojë dialog.
“Kosova nuk duhet ta përsëris skenarin e taksës 100 për qind ku të gjithë faktori ndërkombëtar dhe të gjithë mbështetësit e pavarësisë së Kosovës ishin kundër një takse të tillë dhe Serbia e promovoi këtë si barrierë nga Kosova. Pra, Serbia nga një vend që e ka shfrytëzuar Kosovën ekonomikisht, u shndërrua në viktimë dhe e dëmtoi Kosovën. Prandaj edhe në këtë fazë kur Kosova ndodhet në dialog me Serbinë, çdo masë tregtare nga Kosova do ta dëmtojë procesin e dialogut dhe në fund, Kosova do të jetë edhe e dëmtuar edhe humbëse”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës javë më parë u ka dërguar letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën.
Në këtë kuadër i ka njoftuar po ashtu se po shqyrtohen masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës. Që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, 3.8 miliardë euro mallra janë importuar nga Serbia. Ndërsa, 1.8 miliardë euro nga Shqipëria. Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?