Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë nga sot po mbahen “Ditët e Boronicës”. Aty po ekspozojnë prodhimet e tyre kultivues të boronicës nga komuna të ndryshme të Kosovës. Në hapjen e këtij aktiviteti, në një ceremoni rasti, morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope.
Krasniqi, tha se kultivuesit e boronicës mbulojnë po thuajse të gjithë tregun e Kosovës, madje ata kanë potencial edhe për eksport. Ai theksoi po ashtu se boronica që kultivohet në Kosovë ka vlera të larta krahasuar më shumë vende të rajonit.
Ai shtoi se për herë të parë për ditën e boronicës po promovohet një produkt jashtëzakonisht me potencial, e cila në Kosovë veçanërisht ka një perspektivë të jashtëzakonshme.
“Boronica e Kosovës krahasuar me shumicën e vendeve të rajonit, por edhe më gjerë ka përparësi edhe në kuptimin e cilësisë së saj. Ju sot patë vetëm 4 fermerë, të cilët kultivojnë shumicën e sipërfaqeve me boronicë që në këtë vit janë rreth 20 hektarë në prodhimtari aktive”, deklaroi ai.
Ministri Krasniqi tha sektori i pemëve është dhe do të jetë një prioritet për MBPZHR-në, duke rritur edhe mbështetjen çdo vit.
“Ne si ministri, kemi rritur dukshëm subvencionet për fermerët. Këtë vit kemi ndarë diku 4 milionë euro për sektorin e pemëve manore. Jemi të kënaqur që ka një shtim të jashtëzakonshëm të fermerëve që kanë përvojë dhe atyre që duan të merren me këtë sektor”, deklaroi Krasniqi.
Ministri edhe njëherë rikonfirmoj mbështetjen e Qeverisë për projekte inovative dhe projekte me potencial që i shtojnë vlerën sektorit të bujqësisë.
Kurse, drejtori i USAID-it James Hope, tha se boronicat janë të kualitetit shumë të lartë dhe janë shumë të shijshme.
“Nuk është fare për t’u habitur se është duke u rritur kjo veprimtari dhe fermerët kanë mundësi dhe potencial për treg të jashtëm. Kjo tregon fuqinë dhe potencialin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe mund të krijon vende të reja të punës dhe ta shtyjë përpara zhvillimin ekonomik”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa