LAJMI I FUNDIT:

Kosova pritet ‘të vlojë’ nga grevat

Kosova pritet ‘të vlojë’ nga grevat

Mjekët kosovarë po paralajmërojnë greva nëse brenda dhjetë ditëve nuk u përmbushen kërkesat për nivelizim të pagave. Edhe sindikalistët e arsimit thonë se nuk do ta nisin vitin shkollor në shtator nëse nuk u realizohen kërkesat. Krejt këto reagime janë nxitur pas rritjes së pagave të qeveritarëve.

Spitalet në Kosovë së shpejti mund të mos ofrojnë asnjë shërbim të vetëm për pacientët e shumtë.


Nëse punëtorëve shëndetësorë nuk u përmbushen premtimet nga Qeveria për nivelizim pagash ata përveç grevës kanë kërcënuar edhe me reagime të tjera në instanca më të larta.

Për kolaps të njëjtë kanë alarmuar edhe mësimdhënësit , shkruan sot Gazeta Zëri.

Krejt këto kërkesa të mjekëve dhe të mësimdhënësve janë shkaktuar pas vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve, ku paga e kryeministrit ka arritur në rreth 3000 euro.

Megjithatë, e palëkundur karshi vendimit qëndron Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/