LAJMI I FUNDIT:

Kosova pritet të përfitojë nga marrëveshja për gazin amerikan

Kosova pritet të përfitojë nga marrëveshja për gazin amerikan

Kosova është duke negociuar një marrëveshje ndërkombëtare në fushën e industrisë së energjetikës.

Komisioni Evropian (KE) ndau 166.7 milionë euro për ndërtimin e terminalit LNG në Alexandroupolis të Greqisë, i cili është vendosur të përdorë gazin amerikan.


Kosova aktualisht është duke negociuar me qeverinë greke dhe autoritetet e SHBA-së për shfrytëzimin e gazit për një termocentral.

Gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut është duke negociuar marrëveshjen dhe është e interesuar për dy projektet e ndërlidhura.

Sistemi i Pavarur i Gazit Natyror (INGS) ka planifikuar të zhvillojë një terminal LNG lundrues afërsisht 17.6 km në jug-perëndim të Alexandroupolis. Projekti është duke u zhvilluar nga Gastrade.

Projekti INGS pritet të përmirësojë sigurinë e energjisë rajoni dhe të promovojë zhvillimin e një qendre konkurruese rajonale të tregtimit të gazit. /Telegrafi/