LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranon 35 kërkesa nga kompanitë për statusin e investitorit strategjik

Kosova pranon 35 kërkesa nga kompanitë për statusin e investitorit strategjik
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lidhur me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Sipas MTI-së, nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.


Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Kosovë. /Telegrafi/