Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi sot Kievin teksa premtoi ndihmë të re për sigurinë e shtetit ukrainas, e cila kap vlerën prej dy miliardë dollarëve (eurove).
Vizita e dytë e zyrtarit amerikan në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus i shkurtit vjen pasi Ukraina raportoi përparim në përpjekjet e saj për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Blinken njoftoi paketën e re ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh (euroshe) për Ukrainën dhe 18 vende të tjera që konsiderohen në rrezik të agresionit të ardhshëm rus. Përafërsisht 1 miliard dollarë do t’i ndahen Ukrainës, tha një zyrtar, raporton reuters.
Pjesa tjetër do të ndahet midis Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
Paratë synojnë të mbrojnë sovranitetin, të modernizojnë forcat e sigurisë, të përmirësojnë partneritetet me aleancën ushtarake transatlantike NATO-n dhe të forcojnë kapacitetin “për të kundërshtuar ndikimin dhe agresionin rus”, tha një zyrtar amerikan.
Ndihma vjen në formën e granteve dhe huave të SHBA-së që u mundësojnë vendeve të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Blinken duke takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vizita e tij erdhi në një “moment kyç” për Ukrainën, duke vënë në dukje se kundërofensiva po tregonte rezultate pozitive.
Zelensky tha se Ukraina ishte mirënjohëse për “mbështetjen e madhe” të Shteteve të Bashkuara, të cilat ai tha se po ndihmonin Ukrainën “të kthejë territorin dhe tokat tona”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën