Kosova në agjendën e sekretares Rice – dhe të NATO-s

Për Kosovën po ashtu është bërë fjalë edhe në konferencën për media të zëdhënësit të NATO-s, James Appathurai në Bruksel. Ai ka bërë të ditur se NATO-ja ka nisur rishikimin e operacioneve të sigurisë në Kosovë, si përgjigje ndaj zhvillimeve atje pas shpalljes së pavarësisë.
Hapi që u ndërmor nga ambasadorët e NATO-s në Bruksel, është bërë që 17 mijë forcat paqeruajtëse të KFOR-it t'i përshtaten "evoluimit të situatës në teren në Kosovë", tha Appathurai.
"Ata u kanë dhënë udhëzimet politike dhe drejtimet autoriteteve ushtarake që në javët e ardhshme të fillojnë rishikimin e planit operacional për të marrë parasysh detyrat e reja politike", shpjegoi ai.
Appathurai mohoi të thotë se çfarë detyrash mund të jenë në pyetje, por tha se "gjithçka që do të bëjë NATO-ja do të mbetet nën mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe NATO nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e plotë të 26 vendeve" anëtare të aleancës. /REL/Telegrafi/



















































