LAJMI I FUNDIT:

Kosova ndër vendet e para të Evropës që do të pranoj vaksina anti-COVID nga SHBA-të

Kosova ndër vendet e para të Evropës që do të pranoj vaksina anti-COVID nga SHBA-të
Foto: Ridvan Slivova

Republika e Kosovës është ndër tri vendet e para në Evropë që do të ndihmohet me doza të vaksinës anti-COVID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ambasada e SHBA-ve në Gjeorgji.


“Gjeorgjia, Ukraina dhe Kosova janë tre vendet e para evropiane që marrin vaksina nga Shtetet e Bashkuara, bazuar në përparësitë dhe partneritetin rajonal”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas të njëjtës komunikatë, thuhet se “Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të përkushtuara për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia”.

“Sot, Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Phil Reeker u takua me organizatat pjesëmarrëse në Grupin Konsultativ “Think Tank”, të mbështetur nga USAID / Georgia. Ata diskutuan se si Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbështesin një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike që përfiton nga punëtorët, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre”, thuhet në të njëjtën komunikatë për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori